‘Ku jam’? Deputetja Monika Kryemadhi ‘nuk di ku është’!

0

Rishfaqet Monika Kryemadhi. Deputetja e Partisë së Lirisë ka postuar në profilin e saj një foto me titullin ‘Ku jam’?

Në fakt Monika tani nuk e di as vetë se ku ndodhet. Pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e përgjithshme të 2021 po ashtu edhe në zgjedhjet vendore të këtij viti, ku kjo forcë politike ishte në koalicion me Partinë Demokratike të Berishës, ish- kryetarja e PL i shtron një pyetje retorike vetes se ku ndodhet.

Në fakt Monika njihet për batutat, fotot dhe videot që ngjallin kureshtje e madje edhe komente në rrjet. Ajo i ka shfrytëzuar ato me mjaft takt në fushata.

Por me foton me titullin e fundit se ‘ku është’ vërtet shtrohet pyetje: Ku je Monika Kryemadhi që do të bëje PL forcë të dyte apo të tretë në këtë vend? Lexuesit, dhe për më tepër, mbështetësit e PL kërkojnë një përgjigje. Apo tashmë duhet të përgjigjet Iliri?

Ajo që mund të konstatojmë nga kjo foto është fakti se, ose ke mbajtur dietë, ose vërtet e kanë zënë hallet e partisë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu