Arbana dhe Eduarti më në fund kanë postuar foton e shumëpritur nga dasma e tyre. Çifti ka publikuar në Instagram një foto nga ceremonia e mbajtur në kishën San Galgano. Përmes një shkrimi, Arbana falenderon të gjithë ata që respektuan dëshirën e tyre për privatësi dhe shprehet se iu desh kohë të mblidhte veten nga emocionet për të ndarë këtë moment kaq magjik.
Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.
Faleminderit Zotit për gjithçka
Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë”, shkruan Arbana.
