U shpall në kërkim në Fier, gjendet në një hotel në Tiranë 14-vjeçarja

0

TIRANË- Një 14-vjeçare që ishte shpallur në kërkim tre ditë më parë në Fier është gjetur ditën e sotme. E mitura është gjetur në një hotel në rrugën Shemsi Haka në Tiranë. Policia bën me dije se e mitura ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa. 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu