VIDEO/Aksident në fshatin Neviçisht:Trajleri përplaset me makinën, humb jetën një person

0

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në fshatin Neviçisht të Korçës.

Burimet bëjnë me dije se një trajler është përplasur me një makinë.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka humbur jetën, ku dyshohet se ka qenë drejtuesi i mjetit të vogël.

Viktima mësohet se është 62-vjeçari  Ilir Duni, oficer policie në policinë  Goricë. Gjithashtu pas përplasjes së mjeteve , ai i vogël ka marrë flakë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu