“Ishte i tmerruar”/ Detaje nga viktimat e nëndetëses “Titan”: 19-vjeçari nuk donte të shkonte por babai i tij…

0

Pasagjeri më i ri në nëndetësen “Titan” ishte 19-vjeçari Suleman Dawood që shoqëronte babanë e tij në ekspeditë.

Ai ndërroi jetë së bashku me të atin dhe 3 pasagjerët e tjerë të nëndetëses që shpërtheu, teksa eksploronte rrënojat e “Titanikut” në fund të oqeanit Atlantik.

Tezja e tij ka zbuluar së fundmi se i riu kishte frikë të shkonte në thellësitë e detit drejt rrënojave të Titanikut, megjithatë, ai pranoi ta kryente udhëtimin për të kënaqur babain e tij aventurier.

Azmeh tha se nipi i saj, kishte informuar një të afërm se ai nuk ishte në gjendje për udhëtimin me nëndetëse dhe ndihej i tmerruar për ekspeditën në Titanik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu