Të shtëna me armë zjarri raportohen në Vlorë. Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjjen Pavarësia, pranë ish kombinatit të peshkut. Kofirmohet për një person të lënduar.
Infoweb mëson se i plagosur ka mbetur 33-vjeçari Tonin Ramaj, i cili ka marrë plagë në këmbë.
Sakaq nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.
Ngjarja u regjistrua brenda një lokali në Vlorë. Dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes Ramajt dhe autorit, që nuk është identifikuar ende.
Policia ka ngritur pika kontrolli në disa zona në qytetit bregdetar, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.
Vijon….