“Ka fëmijë dhe nënë të sëmurë”, avokatja e Kaçit: S’duhet të kishte masë sigurie

0

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike, Alma Kaçi.

Natasha Velia, avokatja e Alma Kaçit tha në një prononcim për mediat pas vendimit të GJKKO që e la në arrest shtëpie këtë të fundit, se klientja e saj do duhet të ishte pa masë sigurie, pasi ka fëmijë të mitur dhe nënën të sëmurë.
Sipas avokates, Kaçi është e vetmja që sjell të ardhura në familje.

“Ka një fëmijë të mitur 12 vjeç dhe një nënë të sëmurë, ndaj kërkova të ishte pa masë fare sigurie. Për shkak se Alma është e vetmja që siguron të ardhura. Alma ka dhënë deklarate për faktet dhe rrethanat e ngjarjes, por nuk dha shpjegime. Nuk kam asnjë koment se si ka dalë videoja. Alma nuk ka tentuar të ikë jashtë vendit në asnjë mënyre”, tha avokatja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu