KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar ditën e sotme policinë në Mitrovicën e Veriut.
Kurti teksa ka thënë se përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike, shihet se ka uruar festën e Kurban Bajramit, teksa ka shpërndarë edhe bakllava. Gjatë vizitës së tij në Mitrovicë, kryeministri shoqërohej nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.
“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere”,-shkruan Kurti në postimin e tij në Facebook.