SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas ndalimit që policia i bëri djalit të tij. Vuçiç ka deklaruar se makina e djalit të tij është ndalur tre herë ndërkohë që ai po shkonte në Graçanicë, në festën e Vidovdan.
“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi nuk është opsion” dhe shkoi në Graçanicë,”-tha Vuçiç.
Djali i presidentit serb, Danilo Vuçiç ditën e sotme mori pjesë në festivalin e ‘Vidovdanit’ në Graçanicë, Kosovë. duke provokuar me bluzen me mbishkrimin: dorëzimi nuk është opsion. Gjatë kthimit për në Serbi, djali i Vuçiç është ndaluar nga policia e Kosovës dhe i është kërkuar ta largojë bluzën e cila mbante mbishkrime nacionaliste.