Dalin pamjet e përleshjes së biznesmenit shqiptar me bandën e hajdutëve në Mykonos

0

MYKONOS- Del videoja e grabitjes së biznesmenit shqiptar Tonin Preka, i cili prej vitesh është zhvendosur në Mykonos aty ku zhvillon biznesin e tij në fushën e ndërtimit. Në nëntor të vitit të kaluar ai ra pre e një grabitje me armë e leva nga 5 persona të maskuar. Top Channel ka arritur që të sigurojë emrat e personave të përfshirë në ngjarje, ndërsa mediat greke ka nxjerrë momentin e vjedhjes me video.

Ka qenë pikërisht biznesmeni Tonin Preka që i pa në një qendër tregtare dhe njoftoi policinë pavarësisht se ata edhe në këtë rast e kërcënuan me armë.

Në pamje duket momenti kur 41-vjeçari përleshet me agresorët madje i merr njërit prej tyre edhe pistoletën por nuk mund të qëllojë sepse i bie karikatori i armës. Grabitja ka ndodhur në zyrën e sipërmarrësit, e cila ndodhet ngjitur me shtëpinë e tij ku ka pasur fëmijët dhe bashkëshorten. Grabitësit, të cilët më vonë u identifikuan që ishin shqiptarë dhe ish-punonjës së biznesmenit kishin ruajtur në ditën ku ai do të paguante punëtorët dhe i grabitën çantën me 40 mijë euro.

Ndoci në 2014 kishte ekzekutuar një shtetas grek gjatë një grabitjeje, ndërsa në 2018 ishte arratisur nga burgu i Patrës. Ende në kërkim për këtë ngjarje janë Enderik Skënderaj dhe Nedin Bylbyli. Të gjithë anëtarët e bandës jetonin në një kamper në ishullin grek të Mykonisit, ndërsa në darkë kryenin grabtije tek vendasit dhe tek turistët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu