Policia ka gjetur një automjet duke u djegur në Tapizë, pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Larushk të Krujës, ku në oborrin e banesës së një shtetasi, u qëlluan me armë zjarri, dajë e nip, 46 dhe 18 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë 46 vjeçari.
Ndërkaq, 18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve