Rama fryn qirinjtë e ditëlindjes në krah të Aleks Soros, filantropi e krahason me Clinton

0

Kryeministri Edi Rama ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 59-të. Lideri i qeverisë shqiptare ka qenë mes miqsh dhe fotografitë e para kanë nisur të publikohen prej tyre në mediat sociale.

Alex Soros, djali i filantropit George Soros ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi nga pritja e djeshme për presidentin Bill Clinton dhe ditëlindja e Edi Ramës, sapo akrepat e orës kanë kaluar në datën 4 Korrik.

Djali i Soros qëndron në krah të Edi Ramës dhe duket se është i pari që e ka uruar kryeministrin shqiptar në këtë ditëlindje të 59-të. Alex Soros nuk i kursen as lëvdatat, kur thotë se ai është një lider i madh dhe e krahason me Bill Clinton.

“Dje me dy nga liderët më të mëdhenj të botës @ediramaal & #BillClinton. I nderuar që jam në Tiranë pasi Bill Clinton arriti për herë të parë në Shqipëri dhe iu dha Ylli i Madh i Mirënjohjes për Arritjet Publike në prag të Ditës së Pavarësisë.

Shqipëria është ndër më pro-amerikanet në botë dhe një aleat i madh – falë lidershipit të Edi Ramës. Dhe çfarë rastësie që Edi Rama ka lindur më 4 korrik!!! Tingujt në Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta çmoj përgjithmonë”, shkruan ndër të tjera Alex Soros.

   


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu