KOSOVË- Këto janë pamjet brenda takimit të kryeministrit Edi Rama me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Ky takim është zhvilluar në kuadër në turit Ballkanik të kryeministrit.
Ky takim u zhvillua në presidencë, pasi kryeministri Albin Kurti i vuri kushte Ramës për takim. Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin 13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë.
Me firmosjen e 13 marrëveshjeve sot nga qeveria shqiptare, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit!