KOSOVË- Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca u bënë bashkë në një ceremoni. Ambasada amerikane në Prishtinë, ftoi kryeministrin Albin Kurti, Osmanin dhe Konjufcën në ceremoninë e festimit të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Kurtit nuk i është dhënë fjala në këtë organizim, por do jetë presidentja Vjosa Osmani, ajo e cila do mbajë një fjalë përshëndetëse.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shumë kritike ndaj vendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me veriun e Kosovës. Sekretari Amerikan, Antony Blinken kundërshtoi mënyrën se si Kurti veproi pa koordinim për Veriun.
SHBA insiston se plani 3 pikësh i BE-së është rruga për të ecur përpara.