Zjarr në një shtëpi të moshuarish, 6 të vdekur, 4 të plagosur

0

Zjarr në një azil për të moshuarit në Milano, ndërkohë që flitet për 6 të vdekur.

Mediat italiane raportojnë se 4 të moshuar kanë përfunduar në spital, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe të paktën 80 të tjetër janë asfiksuar nga tymi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1:20.

Zjarri ka rënë në katin e parë të kësaj ndërtese në pronësi të Bashkisë së Milanos.

Mësohet se dy prej viktimave vdiqën nga flakët, katër të tjerët nga tymi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu