Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një fëmijë 8 vjeç është mbyllur në një dhomë të errët dhe është lënë pa ngrënë.
Mediat e huaja shkruajnë se njëra prej tyre është e ëma e të miturit.
8-vjeçari ishte lënë në një dhomë pa dritë, pa krevat, mobilje apo tualet.
Gratë e kishin detyruar të miturin të hante në errësirë dhe i dërgonin ushqim nga ai që kishte mbetur.
Fëmija ishte nën peshë për shkak të mosushqyerjes.
Ishin foto të vogëlushit me mavijosje në trup ato që sinjalizuan hetimet.
Në atë kohë e ëma e tij, e kishte dhunuar me rrip, aq sa ai nuk ulej dot në bankën e shkollës.
Ajo u përpoq ta bindte mësuesen e fëmijës se ai ishte “i pabindur” dhe sillej keq, por ajo lajmëroi policinë.
Mësohet se Helecia Morris 41 vjeç është nëna biologjike e fëmijës dhe Gjykata e ka dënuar me 8 vjet burg, ndërsa 57-vjeçarja Donna Jung e cila është e martuar me Morris ka marrë 7 vite heqje lirie.
Në gjykatë, Morris nuk pajtohej me akuzat dhe madje qau. “Nuk jam një person i tmerrshëm, nuk do e lëndoja me qëllim. Më vjen keq”, tha ajo.
Tashmë për të miturin do të kujdesen gjyshërit e tij.