Shkrumbohet kati i dytë i banesës në Pogradec, shpëtojnë mrekullisht dy familje, asfiksohet një prej zjarrfikësve

0

8 anëtarë të dy familjeve në Pogradec kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e djeshme, pasi banesa dy katëshe ku jetonin u përfshi nga flakët masive të zjarrit, të cilat kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të kësaj godine.

Edhe pse zjarrfiksja ndërhyri në kohë ka arritur të shpëtojë vetëm katin e parë pa u djegur.

Ndërkohë mësohet se njëri nga zjarrfikësit gjatë punës ka pasur probleme me asfiksimin nga tymi dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit, pas ndihmës është në gjendje të mirë shëndetësore.

8 anëtarët e dy familjeve e kanë kaluar natën jashtë ndërsa mësohet se antarët e njërës familje janë me probleme shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu