Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit 23-vjeçar shqiptar, makina përplaset me kamionin

0

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar në Barcelonë.

Bëhet fjalë për të riun Klaudio Mirashi, i cili ishte duke udhëtuar me një mjet tip Mercedes Class A, kur u përplas me një kamion, teksa një copë metalike, iu shkëput kamionit, e cila ra mbi xhamin e përparmë të mjetit ku po udhëtonte i riu. 

I apasionuar pas futbollit, 23-vjeçari ishte një sulmues, ku luajti për klubet e futbollit si: Villorba, Treviso dhe Kievo, deri në momentin që pësoi një dëmtim të rëndë.

I riu kishte ndjekur për një periudhë trevjeçare institutin Xhorxhi në Treviso, ku edhe ishte diplomuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu