SPAK i dërgon Kuvendit kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt

0

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka dërguar Kuvendit kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj, që pritet të pasohet më pas dhe me arrestimin e tij. Pas muajve të gjatë të hetimeve, dhe marrjes në pyetje disa herë të vetë Ahmetajt, SPAK ka shkuar drejt lëshimit të urdhërarrestit për ish-ministrit.

SPAK i ka dërguar Kuvendit kërkesë edhe për kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt.

Ahmetaj dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash.

Hetimi ka nisur në kuadër të aferës së inceneratorëve.

Pas marrjes së kësaj kërkese, Kuvendi pritet të thërrasë Ahmetajt për të dhënë qëndrimin e tij, dhe mandej jepet autorizimi për prokurorinë e posaçme.

Përveç Ahmetajt në Kuvend pritet të raportojë dhe SPAK mbi arsyet që kërkon arrestimin e ish-ministrit, dhe më pas raporti dorëzohet për t’u votuar në seancë.

Kjo procedurë mund të shmangej vetëm nëse Ahmetaj do të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit, dhe Gjykata do të shpallte më tej urdhërarrestin në mungesë ndaj tij.

Më herët organi i akuzës ka kryer kontrolle në banesat e ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetaj, ku janë sekuestruar dhe një sasi parash.

Vetë Ahmetaj ka pretenduar pafajësinë në lidhje me akuzat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu