Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën shoferi në Dëshiran të Belshit

0

Një aksident i rëndë automobilistik  është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Dëshiran në Bashkinë Belsh.Një 74-vjecar ka humburë jetën pasi mjeti bujqësor tip “zetor” që ai po drejtonte ështe përmbysur.74-vjecari ka humbur jetën në vendngjarje.

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugë rurale, në fshatin Dëshiran, Belsh, shtetasi R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Q., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu