“Klienti juaj ka ikur ditën që është kërkuar arrestimi”, Bardhi përballet me avokatët e Ahmetajt: Pse jeni kundër kontrollit të pasurisë?

0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi prej dy ditësh ka marrë në pyetje avokatët e Arben Ahmetajt.

Mësohet, se Bardhi u ka kërkuar atyre të dhëna nëse mbi ligshmërinë e pasurisë së Ahmetajt dhe nëse në udhëtimet e bëra me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ka qenë apo jo së bashku me ta, Damian Gjiknuri.

Bardhi avokatëve të Ahmetajt: Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për me shumë kohë për mbrojtje.

Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi. Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke nisur që në vitin 2004.

Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanëve.

Akuzat nuk kanë natyrë politike, por për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pse jeni ju kundër kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes se hetimit që nga 2004?

Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie?

Pse ka gënjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton?

A rezulton që në udhëtime njëlloj si Ahmetaj me këta dy persona, ka qenë edhe Damian Gjiknuri? A e konfirmoni ju këtë?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu