Rrezik dhe dëme në Bradashesh, këputen sërish telat e tensionit të lartë

0

Këputen sërish telat e tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit në Elbasan.

Ngjarja vjen vetëm pas disa ditësh ku telat e tensionit të lartë u këputën duke rrezikuar jetën e banorëve.

Defekti ka ndodhur sërish në të njëjtën zonë.

Gazetarja Entela Duka, bën me dije për Infoweb Media se dëmet te pajisjet elektroshtëpiake të banorëve janë të mëdha.

Për efekt sigurie OSHE ka ndërprerë energjinë elektrike.

Sipas informacioneve, aktualisht 1800 abonentë janë pa energji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu