Konflikt me shkop druri për motive pronësie në Kukës, 2 të arrestuar

0

Shërbimet e Policisë Kukës, menjëherë pas njoftimit për një konflikt me mjete të forta mes dy shtetasve, në fshatin Lojme, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 42 vjeç dhe F. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Bele, pasi kanë goditur njëri – tjetrin dhe automjetet që përdornin, me mjete të forta.

Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur një shkop druri që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Ky shkop u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu