ZVICER – Si në 29 qershor edhe në renditje e FIFA-s më 20 korrik, sot, Shqipëria vijon të renditet në vendin e 65-të, me 1357.39 pikë.
Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës, nga ana tjetër ka humbur një pozicion, pasi në muajin qershor renditej në vend të 108-të, ndërsa në korrik renditet në vend të 109-të.
Ndërsa sa i përket 10-shes kryesuese të renditjes së FIFA-s, nuk ka asnjë ndryshim, me skuadrat që mbajnë të njëjtat pozicione, ku në vend të parë vijon të qëndrojë kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e vendit të dytë dhe Brazili i vendit të tretë.