LAJM I FUNDIT/ Aksident në Peqin, humb jetën një 58 vjecar

0

Një aksident është shënuar para pak minutash në Peqin. Nje autombet i cili drejtohej nga një 20-vjeçar është përplasur me një karrocë duke bërë që humbi jetën drejtuesi i karrocës F. Z 58 vjec.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin që drejtonte karrocën.

Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu