Ngjarja tragjike në Gramsh, polumbarët gjejnë 4 trupat e pajetë në liqen

0

 

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 4 personave u mbytën pasditen e kësaj të premteje në liqenin e Banjës në Gramsh.
Një tragjedi ndodhi sot në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, ku u mbytën 46 vjeçari Arben Zogu, baba i 19-vjeçarit Ruben Zogu dhe 14-vjeçarit Esti Zogu, së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçari Melsi Zogu.

Njoftimi i Policisë

Angazhimi maksimal e profesional i Polumbarëve të Reneas bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të katër shtetasve të mbytur në liqen, mbasditen e sotme.

Polumbarët e Reneas pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, ( 46-vjeçarit A. Z., të dy djemve të tij, R. Z., 19 vjeç dhe E. Z., 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit M. Z).

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu