GREQI- Situata në Rodos është dramatike, për shkak të zjarrit që digjet prej së martës. Sipas informacioneve, më shumë se 1000 persona kanë shpëtuar. Vihet re se personat e shpëtuar nga zjarret po transportohen në zonën e Kalathos, raporton “Protothema”.
Baker: “Zjarri në Rodos është më i vështiri me të cilin kemi të bëjmë”
Siç tha në një konferencë urgjente përfaqësuesi për shtyp i Departamentit të Zjarrfikësve, Zëvendës Shefi i Zjarrfikësve, Yiannis Baker, zjarri në Rodos është më i vështirë me të cilin po përballet zjarrfikësja.
Në vendngjarje po operojnë 173 zjarrfikës, 10 grupe të njësive këmbësore, 35 automjete, 5 helikopterë, 3 avionë dhe 31 sllovakë me 5 automjete.
Gjithashtu, sipas informacioneve të “Rodiaka”, zjarri ka mbërritur edhe në ambientet e tre njësive hoteliere, në zonën e Kiotarit. Të tre hotelet janë evakuuar nga turistët dhe po bëhen përpjekje nga zjarrfikësja, vullnetarët dhe stafi për të minimizuar dëmet.