Sot rivotohet për bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla përballë Shkëlqim Hoxhës

0

Ditën e sotme rivotohet në Rrogozhinë për kreun e ri të bashkisë.

Zgjedhjet mbahen sërish në bashkinë e Rrogozhinës pasi u pranua nga Kolegji Zgjedhor kërkesa e opozitës pas gjetjes së parregullsive në proces.

Në garë janë Edison Memolla i PS përballë Shkëlqim Hoxhës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Rreth 33 mijë qytetarë pritet t;i drejtohen 54 qendrave të votimit nga ora 7 deri në orën 19:00.

Rikujtojmë se Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme rezultatin e 14 majit për disa parregullsi, edhe pse fituesi Edison Memolla kryesonte me një diferencë të ngushtë votash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu