Rrezikoi jetën e plazhistëve, e pëson keq drejtuesi i gomones në Spille

0

Drejtuesi i një gomoneje në plazhin e Spillesë në Durrës është gjobitur 100 000 lekë të rinj.

Kjo për shkak se ai shkeli perimetrin e sigurisë duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve, teksa lundronte me gomone.

Policia Kufitare e Durrësit identifikoi mjetin lundrues dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij.

Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu