Në 14 Maj i ndau kutia e burgut, kush po e rrëmben fitoren në Rrogozhinë kur janë numëruar 38 nga 54 kuti votimi

0

Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, vijon numërimi i votave, kryeson Edison Memolla e i PS me 756 vota.

Deri më tani janë numëruar 38 kuti, për t’u numëruar edhe 16 kuti.

Memolla i PS ka 4062 vota, ndërkohë që Shkëlqim Hoxha i koalicionit Bashkë Fitojmë ka 3306 vota.

Kujtojmë se në 14 Maj diferenca mes kandidatëve ishte vetëm 21 vota, ndërkohë që tashmë kandidati socialist është dukshëm më fitues.

Edhe pse kanë mbetur 16 kuti pa u numëruar, trendi duket në favor të Memollës.

Socialistët kanë mobilizuar forcat në zgjedhjet e Rrogozhinës, ku e gjithë fushata është udhëhequr nga drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Kandidati Hoxha duket se është lënë i braktisur qoftë nga Berisha, qoftë nga Meta, të cilët nuk kanë qenë në Rrogozhinë në javët e fundit.

Gjatë ditës së djeshme u vu re një pjesëmarrje më e lartë se në zgjedhjet e 14 Majit, ndërkohë që Hoxha hodhi akuza për presion ndaj qytetarëve, votim  familjar dhe fotografim të votës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu