Arben Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar? Policia-SPAK-ut: Nuk e arrestojmë dot…

0
Deputeti Arben Ahmetaj duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte thirrur ne interpelance ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi ne lidhje me akademine e Studimeve Albanalogjike./r/n/r/nMP Arben Ahmetaj entering a parliamentary session, where the Minister of Education and Sports, Evis Kushi, has been called to interpellation regarding the Academy of Albanian Studies.

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar, pasi policia nuk e ka gjetur në banesë gjatë kontrolleve.

Policia ka informuar SPAK përmes një shkrese se Ahmetaj nuk është gjetur në banesë, dhe mandej Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Interpol për shpalljen e ish-zv.kryeministrit në kërkim ndërkombëtar.

Ahmetaj dyshohet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si pastrim parash.

Avokatët mbrojtës të Ahmetajt pretendojnë se deputeti socialist ndodhet në Britaninë e Madhe, dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të nisë ndonjë procesurë për të kërkuar azil, dhe për të shmangur përballjen me drejtësinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu