Sekuestrohen dy pako dhe 103 doza lëndë narkotike në Durrës

0

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në zonën e juridiksionit të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Parkingu”.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, gjatë operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës kapën dhe vunë në pranga shtetasit Eduard Kullesi  27 vjeç dhe Rolando Shala 26 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Sh. kishte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe bashkëpunonte me shtetasin E. K., për të shitur në zonën e quajtur “Vollga”, Durrës, doza të lëndës narkotike kanabis të cilën e siguronte shtetasi E. K.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu