Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha, reagon për herë të parë pas humbjes në garën për bashkinë e Rrogozhinës. Sipas Hoxhës, rezultati nuk pasqyron realitetin pasi sipas tij, erdhi pas një makinerie të shtetit që solli me vete mbi 1500 qytetarë, po aq sa diferenca me Edison Memollën.
“Rezultati i zgjedhjeve të 23 Korrikut për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ky rezultat u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve”, shkruan ndër të tjera Hoxha.
Edison Memolla fitoi për herë të dytë garën por me një diferencë më të thellë, prej 1752 votash.