E FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Portin e Vlorës

0

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Portin e Vlorës.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se gruaja është gjetur në ujë, pranë një rimorkiatori.

Ka qenë stafi i mjetit ujor që ka njoftuar policinë. Ende nuk dihet shkaqet, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Trupi është nxjerrë nga uji dhe ka nisur menjëherë puna për identifikimin e saj.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në zonën e Portit, në ujë është konstatuar e pajetë shtetasja Merushe Metaj 71 vjeçe, banuese në Vlorë.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa.

Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu