Zjarri në zonën e Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier është izoluar pas disa orësh në luftë me flakët te zjarrfikësve, forcave të ushtrisë dhe ndërhyrjes nga ajri.
Pasi zjarret shkrumbuan shkurret në anë të rrugës u zbuluan dhe disa arka me municione.
Ministria e Mbrojtjes njofton se në fshatin Hekal, në Mallakastër situata është nën kontroll dhe po izolohet edhe vatra e fundit aktive. Po vijon operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Vlorë.
E vështirë është puna e forcave të emergjencave për shkak të terrenit në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj. Por përhapja e zjarrit është e dobët, pasi zjarri ndodhet mes dy zallishteve.
Është arritur të izolohet plotësisht zjarri në malin e Gjallicës në njësinë administrative Shtiqen, në Kukës. Po ashtu janë vënë tërësisht nën kontroll flakët dhe vatrat në fshatin Mandaj, në njësinë administrative Helmas në Kavajë.