Ukrainasja i ofroi ‘shpatën’ në vend të dorës skermistes ruse, një skenë e tmerrshme në Kupën e Botës… (video)

0

ÇEKI – Ukrainasja Olga Harlan mundi rusen Anna Smirnova (15-7) në Kampionatin Botëror të Skermës. Por… Pas ndeshjes, Anna Smirnova hoqi maskën e saj mbrojtëse, u afrua dhe i zgjati dorën Olga Harlanova.

Por aty pati një reagim të jashtëzakonshëm, skermisja ukrainase i drejtoi ‘shpatën’ spportistes ruse, veprim i cili është rreptësisht e dënueshme dhe e ndaluar sipas të gjitha rregullave të skermës.

Skermistja ruse ka mbetur e shtangur. Ajo qëndroi e hutuar dhe shikoi në drejtim të gjyqtarëve. Shtrëngimi i duarve është një element i detyrueshëm i çdo dueli, ndaj ukrainasja theu rregullat duke refuzuar.

Shpejt, disa gjyqtarë u ngjitën në tapet. Smirnova foli me ta për një kohë të gjatë dhe kur të gjithë u larguan, ajo qëndroi në pistë.

Sportistja ruse e tronditur priti në pistë për gati një orë dhe në një moment organizatorët i sollën edhe një karrige. Në fund, ajo vendosi të tërhiqej, kur gjyqtarët e njoftuan se nuk do ta ndëshkonin ukrainasen, edhe pse ajo kishte thyer të gjitha rregullat e mundshme të skermës.

Pala ruse bëri një protestë, por Federata Ndërkombëtare e Skermës (FIE) e refuzoi atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu