Açka: Demokratët sot kanë ‘shenjën’e tyre, betejë e vështirë, por jo e pamundur

0

Deputetja Flutura Açka me anë të një postimi në rrjete sociale u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë për kreun e ri të partisë.

“Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tēnde: të vizatosh blu mbi blu. Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane. Është një betejë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur”, shkruan Açka.

Partia Demokratike sot mban zgjedhjet për kreun e ri, ndërsa janë dy kandidatë në garë, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani. Procesi i votimit ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00 të mbrëmjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu