Gjatë një komunikimi nga Tepelena, kryeministri Edi Rama u pyet për shkarkimin e Damian Gjiknurit si Sekretar i Përgjithshëm të PS dhe nëse kjo lidhej pasi i doli emri te dosja e SPAK për inceneratorët.
Rama i cilësoi spekulime keto aludime dhe tha se Gjiknuri e ka bërë mirë punën e tij.
“Po të nisemi vendimmarrjet tona nga thashethemet apo përfshirjet paraprake të kujtdo në një proces analize qoftë hetimor, nuk di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis,
Raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, Lëvizja e Sekretariatit nuk lidhet me atë që spekulohet për Damianin, ai e ka bërë punën mirë.
Lëvizjet tek ne bëhen vetëm në nevojën për ta çuar punën në një tjetër nivel”- tha Rama.