Vrau gruan dhe më pas veten, ja momenti kur policia rrethon zonën për kapjen e autorit në Maliq

0

Publikohen pamjet me dron gjatë operacionit policor për kapjen e Gjergj Mullollit, i cili mbrëmjen e djeshme ekzekutoi gruan e tij dhe më pas e hodhi në një gropë të ujërave të zeza.

Nga pamjet e publikuara shihen forcat e policisë të ishin duke punuar për kapjen e 55-vjeçarit. Pasi ka parë punonjësit e policisë në çdo rrugicë, 55-vjeçari hapi zjarr ndonjë efektivëve duke rrezikuar jetën e tyre dhe më pas është vetëvrarë.
Infoweb Media dha ekskluzivisht e para lajmin se mes autorit dhe policisë pati shkëmbim zjarri , por dhe vetërasjen e Gjergj Mullollit në shtëpinë e kushuririt të tij rreth orës 10 të ditës së sotme.

Njoftimi i policisë:

Zëmblak/Maliq/ Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq.

Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.

55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu