Salianji: Qeverisë së zgërlaqur në autoritet, i ka mbetur vetëm të krekoset si gjeli mbi pleh

0

“Siguria publike në pikiatë”, ka shkruar Ervin Salianji në profilin e tij në Facebook.

Në një shkrim të shkurtër, Salianji shprehet qeveria e Kryeministrit Rama, ia ka dorëzuar sovranitetin krimit të organizuar.

Fjalët e Salianjit, vijnë pas ngjarjes së ditës së sotme, ku gardisti Martin Nikolla ka përdorur armën e shërbimit në një konflikt me familjen Kaçi në Hamallaj të Durrësit.

Salianji: Te fortët e paligjshem bëjnë ligjin!

Qeverisë së zgërlaqur në autoritet i ka mbetur vetëm të krekoset si gjeli mbi pleh!

Rendi dhe siguria publike në pikiatë!

Vrasje, dhunë, krim, drogë, vjedhje, pasiguri në çdo cep të territorrit!

Kjo qeveri që e ka dorëzuar sovraniterin tek bandat e krimit të organizuar e që i ka veshur me pushtet politik kriminelët dhe që ndan me ta gjithçka përfshirë dhe emerimet në polici, është e pafuqishme të kontrollojë territorrin dhe është shkaktarja e situatës!

Policia e politizuar po politizohet dhe më tej ndërkohë që themeli i problemit është përdorimi i saj si strukturë për mbledhjen e votave për PS!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu