Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare e mbledhur nga kryetari i saj Lulzim Basha ka vendosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 2 shtator.Kryetari i PD-së i propozoi Kryesisë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, propozim që u miratua pa asnjë mëdyshje nga të pranishmit në sallë.
Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:
Ndryshime statutore;
Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.
Një ditë pas fitores së zgjedhjeve në Partinë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesine dhe Kolegjin e Kryetarëve.
Të pranishëm në mbledhje
1. Lulzim Basha
2. Fitim Zekthi
3. Taulanda Jupi
4. Arbi Agalliu
5. Gazmend Koduzi
6. Oriola Pampuri
7. Gentian Gaba
8. Kreshnik Çollaku
9. Flutura Açka
10. Merita Bakiu
11. Xhemajl Gjunkshi
12. Enkelejd Alibeaj
13. Taulant Zeneli
14. Endri Hasa
15. Indrit Sefa
16. Roland Bejko
17. Jemin Ngjana
18. Agron Kapllanaj