Rusia rrëzon dronin mbi Krime

0

RUSI- Rusia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi qytetin më të madh të Krimesë, Sevastopol. Guvernatori i rajonit i mbështetur nga Rusia, Mikhail Razvozhaev, tha se droni i rrëzuar shkaktoi një shpërthim sapo u përplas në tokë, duke shkaktuar që shkurret dhe bari të merrte flakë.

Ky incident i raportuar vjen më pak se 12 orë pasi ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte shkatërruar tre dronë të detit ukrainas për të cilët pretendonte se po sulmonin dy anije ruse rreth 210 milje në jugperëndim të Sevastopolit, shkruajnë mediat e huaja.

Qyteti është një port i madh në Detin e Zi dhe vepron si baza kryesore për flotën e marinës ruse të Detit të Zi. Ka qenë nën kontrollin rus që kur Moska aneksoi Krimenë në vitin 2014.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu