Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu u regjistrua mbrëmjen e së martës në Elbasan. Mësohet se një mjet ka përplasur një shpërndarës picash. Drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar të ofroj ndihmën e parë, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Ambulanca ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka transportuar të lënduarin drejt spitalit të Elbasanit. Sakaq policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit.
Infoweb Media!