Ballkani kalon në turin e tretë të Conference League

0

IRLANDE E VERIUT – Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar 3-0 për skuadrën e Ballkanit të Suharekës. Kthimi, në Belfast nuk pati ndonjë ndryshim, kampionët e Kosovës, fituan me rezultatin 4-1.

Ishte minuta e 18-të e takimit, kur Lindon Emërllahu u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që në vend të tij u fut Albin Rrahmani. Kaluan vetëm dhjetë minuta nga inkuadrimi i sulmuesit, dhe ai asistoi për Nazmi Gripshi, që nuk gabon dhe shënon rezultatin 1-0.

Dyshja sërish kombinuan, për të dyfishuar epërsinë e Ballkanit në minutën e 37-të, ku përsëri Gripshi do të ishte autor i golit të dytë.

Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për skuadrën nga Suhareka, pasi shënoi për 3-0 me anë të Rrahmanit (46’) me një asistim të Edvin Kuçit.

Por, skuadra irlandezo-veriore e Larne ia doli të shënonte golin e vetëm të takimit nga pika e penalltisë, duke realizuar nëpërmjet Bonis në minutën e 59-të dhe ngushtuar rezultatin në 1-3.

Mirëpo, Ballkani nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e katërt, kur Meriton Korenica asistoi te Almir Kryeziu në minutën e 66-të dhe 1-4.

Ballkani me këtë fitore (7-1 rezultati i përgjithshëm) kalon në turin e tretë të Conference League, duke synuar ta përsëris suksesin e vitit të kaluar kur shkuan në fazën e grupeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu