Papa Françesku ka paralajmëruar se do të zhvillojë një vizitë në Kosovë. Ai ka theksuar se ende nuk ka asgjë konkrete, por janë duke diskutuar dhe koordinuar lidhur me këtë vizitë.
“Asgjë nuk është vendosur për vizitën, por po punojmë për një vizitë në Kosovës. Nuk do të shkoj në asnjë vend të madh europian derisa të mbaroj me të vegjlit”, ka thënë Papa Françesku për revistën spanjolle Viada Nueva.
Pas udhëtimit që po bën aktualisht në Lisbonë, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë, Papa do të udhëtojë në Mongoli midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit dhe do të marrë pjesë në Marsejë, Francë, në Takimet mesdhetare, më 22 dhe 23 shtator.
Gjatë Takimeve Mesdhetare, në të cilat marrin pjesë kryebashkiakë dhe peshkopë nga Evropa Jugore, Papa Françesku do të takohet edhe me kreun e shtetit francez Emmanuel Macron.
Në këtë intervistë, Papa Françesku zbuloi se ai po konsideron emërimin e një “përfaqësuesi të përhershëm” për të “shërbyer si urë” midis Rusisë dhe Ukrainës, në të njëjtën kohë që ai njoftoi se i dërguari i tij special për të ndërmjetësuar luftën do të udhëtojë në Pekin, duke pasur tashmë ka vizituar Kievin, Moskën dhe Uashingtonin.