Qarkullimi i ngarkuar në verë! Dyndje automjetesh edhe në Elbasan

0

Duke qenë në qendër të Shqipërisë si pikë e cila lidh akset kryesore turistike, Elbasani gjithashtu ka ngarkesë të qarkullimit në këto ditë të nxehta vere.

Ardhja e emigrantëve gjithashtu ka ndikuar në shtimin e mjeteve e për pasojë sektori i qarkullimit rrugor ka kaluar në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës dhe uljen e rrezikshmërisë në rrugë.

Masa janë marrë për të disiplinuar sidomos lëvizjet e motorëve dhe biçikletave gjatë natës të cilat shpesh herë bëhen shkak për aksidente në akset nacionale.Teksa lëvizjet e mjeteve thuajse janë dyfishuar policia rrugore kërkon bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve për të treguar kujdes në zbatimin e rregullave të qarkullimit me qëllimin evitimin e aksidenteve dhe një sezoni turistik të mbarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu