Pushuesit në Shëngjin sfidojnë uljen e temperaturave dhe shiun

0

Reshjet intensive të shiut dhe uljet e temperaturave ditën e sotme krijuan trafik në hyrje-daljet e Lezhës.

Në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe Tales pushuesit e shumtë u larguan drejt qyteteve të tyre ose ka nga ata që pranuan t’i kalojnë në banesën e prenotuar në zonat bregdetare.

Disa pushues preferuan të lahen në det dhe të sfidojnë uljen e temperaturave dhe shiun.

Porti i Shëngjinit ndaloi qarkullimin e mjeteve lundruese si peshkarexha, skafet dhe varkat e vogla deri në njoftim të dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu