7 persona përfundojnë në spital, mes tyre dy fëmijë të mitur. Detaje nga aksidenti i trefishtë në Korçë

0

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i trefishtë i ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se tre automjetet janë përplasur pasi një prej tyre ka bërë një parakalim të gabuar, teksa një nga mjetet ka përfunduar në kanal. Nga përplasja 7 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe dy fëmijë të mitur, 4 dhe 15 vjeç.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu