Pas përplasjes së tre makinave me 7 të plagosur, tjetër aksident në aksin Pogradec-Lin

0

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kryerjen e procedurave për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Ky është incidenti i dytë i së njëjtës natyrë që ndodh ditën e sotme pranë qytetit të Pogradecit, pasi më herët 3 automjete u përplasën me njëra tjetrën në aksin Korçë-Pogradec.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu