Fluks në Portin e Durrësit, sot mbërritën 9 mijë emigrantë dhe 3 mijë automjete

0

DURRËS- Pushimet verore kanë kthyer emigrantët në Shqipëri, ku sot është parë një fluks i shtuar. Nëntë mijë emigrantë dhe tre mijë automjete kanë mbërritur në Portin e Durrësit. Piku duket se ka qënë dita e sotme. Në krahasim me vitin e kaluar, janë 32 sportele për qytetarët dhe 12 për automjetet.

Gjashtë tragete janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e sotme nga portet italiane në drejtimin detar të Durrësit.

Ky fluks do të vijojë gjatë muajit gusht, ndaj autoritetet detare vazhdojnë me një plan të shtuar, për të përballuar këtë fluks dhe shmangur në kohë çdo vonesë të mundshme.